Në përkrahje të popullit palestinez të Gazës, dhe me qëllim të sensibilizimit të opinion mbi atë që ndodh në Palestinë, një grup studentësh nga Tetova dhe Shkupi, në Sheshin liria në Tetovë, shpalosën një ekspozitë me gjenocidet që janë kryer në vise të ndryshme gjatë historisë, e duke përfunduar kështu, me atë të fundit që po ndodh në Palestinë.
Udhëheqësi i protestës tha se kjo ekspozitë nuk ka përmbajtje as fetare e as kombëtare por ka përmbajtje humane, andaj dhe kemi ekspozuar gjitha gjenocidet nëpër histori, duke filluar me atë të holokaustit ku vet të dhunuarit janë Izraelitët duke vazhduar me Hiroshimën e Nagasakin tjera deri tek kjo e fundit, pra gjenocidi që ndodh në Palestinë, tha organizatori Arsim Idrizi.
Ekspozita ka qëndruar në Shesh për rreth 20 minuta, me ç`rast kalimtarët e rastit, patën mundësinë ta shohin nga afër atë, por edhe citate të ndryshme si nga Kurani po ashtu edhe nga Bibla për paqen e njerëzimit. Ekspozita do të pasohet nesër edhe nga një protestë që do organizohet po ashtu në Sheshin Iliria pas namazit të xhumasë.