Juristë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, ligjin për legalizimet të cilin e ktheu për rishqyrtim Presidenti Pendarovski e konsiderojnë si “skandaloz”. Ata thonë se vetë përfaqësuesit e politikës kanë nxitur njerëzit të bëjnë vepra penale kur kanë lejuar ndërtimet pa leje, por kjo si një mënyrë për ti pasur peng për votime. Këto konstatime u dhanë gjatë “Programit 200” që do të transmetohet sonte në ora 22.00, në të cilin gjithashtu u tha se të gjitha pushtetet në të kaluarën kanë lejuar ndërtime pa leje, prandaj dhe ligji u miratua me konsensus nga pushteti dhe opozita maqedonase.
– Advertisements –