Drejtoresha aktuale e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Sanja Llukarevska, është zgjedhur zëvendës kryetare e re e LSDM-së. Nga gjithsej 703 delegatë të pranishëm, 682 votuan “për” dhe vetëm dy kundër. Llukarevska zëvendëson Radmilla Shekerinskën, e cila këtë funksion e ka mbajtur për dy mandate. Lideri i LSDM-së Zoran Zaev falënderoi udhëheqjen aktuale të partisë dhe i numëroi sukseset e viteve të kaluara.
– Advertisements –
Që nga ardhja në pushtet, ne kemi luftuar në dy fronte në të njëjtën kohë, në plan të jashtëm, na është dashur të zgjidhim probleme të trashëguara dekadash të vjetra, çështje që askush nuk ka mbledhur guximin t’i zgjidhë për gati 30 vjet. Ndërsa në plan të brendshëm, që nga dita e parë që filluam të drejtojmë qeverinë, jemi përballur me udhëheqësi krejtësisht destruktive të opozitës, me të njëjtën matricë regjimi që bën gjithçka për të parandaluar reformat -deklaroi Zoran Zaev – Kryetar i LSDM-së.
Përveç zgjedhjes së zv/kryetarit të ri, në Kongresin e 26-të u zgjodhën edhe 120 anëtarë të Këshillit Qendror dhe nëntë anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës. Ndër emrat e ri në Këshillin Qendror janë Nina Fiti, Jovana Trençevska, Dimitar Kovaçevski, Andrijana Budimir dhe drejtoresha e Klinikës së Sëmundjeve Infektive në Shkup, Milena Stevanoviq.
Andrea Çobanova