Rreth orës 22:00 ka ndodhur një përleshje e armatosur në afërsi të një restoranti në lagjen Butel të Shkupit.
Alsat mëson jozyrtarisht se ka mbetur i vrarë një person me inicialet (K.I). Po ashtu, jozyrtarisht mësohet se në këtë përplasje të armatosur kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë.
Ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe tre autoambulanca.
Një numër i madh i forcave të rendit ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë rastin në fjalë.