Gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 15:30, në rajonin e fshatit Vrapçisht, pjesëtarët e policisë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personat O.B. (39) nga Banjica e Poshtme e Gostivarit, 38-vjeçaren V.S. nga Gostivari dhe A.M. (52) nga Vrapçishti. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre dhe në automjetin “Opel Vectra” me targa të Gostivarit, është gjetur dhe konfiskuar heroinë.
“Tre personat në fjalë janë ndaluar në Stacionin policorë Gostivar dhe dyshohen për veprën penale ,,Prodhim të paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe pararendësve ” sot (11-prill) do të dërgohen para gjyqtarit në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Gostivar”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.