Me 07.05.2021 në ora 18.45 është lajmëruar se në Prilep, në bulevardin “Goce Dellcev”, vetura e ka goditur bicikletën të drejtuar nga një adoleshent nga Prilepi dhe e ka lëshuar vendin e ngjarjes, transmeton Almakos.
Adoleshenti është lënduar rëndë, lëndime këto të konstatuara në Spitalin e qytetit të Prilepit. Është kryer kontroll nga ekipi i Stacionit Policor në Prilep ku po punohet për zbardhjen e rastit. /Almakos/