Me 07.05.2021 në ora 08.45 në vendkalimin kufitar “Deve Bair”, në hyrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjatë kryerjes së kontrollit te U.M.N.(28) nga Republika e Turqisë, që ka drejtuar veturën e tipit “daf” me targa nacionale turke, është konstatuar se për mjetin shtesë ka pasur kartelë të gjelbër false, transmeton Almakos.
Ai është arrestuar dhe dorëzuar te zyrtarët e Stacionit Policor në Kriva Pallankë për procedurë të mëtutjeshme.