Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe krishtere Ringjallja e Krishtit – Pashkë, u dërgoi letra urimi Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit, Metropoliti i Shkupit, Kryepeshkop i Ohrit dhe Maqedonisë z.z. Stefan dhe të gjithë besimtarëve ortodoksë, dhe kryetarit të Përfaqësisë së Kishës Ungjillore-Metodiste, Emil Zaev dhe anëtarët e Kishës Ungjillore-Metodiste në vend.
“Ju uroj t’i kaloni ditët festive në shëndet të mirë, të mbushur me lumturi, gëzim dhe dashuri. Pashkët si një festë shprese i mbushin zemrat me ngrohtësi, ndërsa mendimet me optimizëm dhe besim. Le të përhapim dashuri dhe mendime të mira dhe t’i gëzohemi jetës. Bujaria, mirësia dhe sinqeriteti qofshin gjithnjë me ne. Ashtu si krishterimi do të ishte bosh pa ringjalljen e Krishtit, ashtu edhe jetët tona do të ishin boshe pa dashuri, dhembshuri, moral, ndarje dhe mirënjohje. Pas më shumë se një viti jetese në pandemi e cila e rrezikon shëndetin dhe shkakton shkatërrim ekonomik, fundi i Golgotës me të cilën po përballet gjithë njerëzimi po afrohet. Deri në fund të imunizimit, le të jemi të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm, thuhet në mesazhin e urimit nga Presidenti Pendarovski me rastin e festës së madhe krishterë Ringjallja e Krishtit – Pashkët.