Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira lokale. Në orët e mëngjesit në pjesën perëndimore të vendit do të ketë kushte për reshje të shiut. Ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 24 deri në 33 gradë celsius. Nesër moti pritet të jetë i qëndrueshëm me ulje të temperaturave ditore.