Me 26.04.2021 në ora 00.30 në fshatin Dereboj në Tetovë, zyrtarët policor nga SPB Tetovë e kanë arrestuar I.M.(44) nga Tetova dhe S.E.(27) nga fshati Shemshevë, Tetovë, transmeton Almakos.
Gjatë kontrollit në veturën e tyre “folksvagen turan” me targa nga Tetova, e drejtuar nga I.M. dhe në të cilën si bashkëudhëtar ka qenë S.E., janë gjetur marihuanë dhe material ngjyrë kaftë.
Ata janë mbajtur në Stacionin Policor në Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngriten padi adekuate penale./Almakos/