Trajçe Zaevi i është përgjigjur akuzave të VMRO-DPMNE-së në lidhje me drogën e kapur në Maqedoninë e Veriut.
Ai tha se këto akuza i sheh si “përpjekje për të njollosur emrin e tij dhe emrin e kompanisë në pronësi të familjes Zaevi”.
Ai ka demantuar se kombi që përmendet në aksionin anti-drogë të Ministrisë së Punëve të Brendshme është në pronësi të kompanisë së familjes Zaevi.
“Kombi që përmendet në aksionin e MPB-së nuk është në pronësi të kompanisë së Zaevëve. Asnjëri nga të arrestuarit nuk është i punësuar në kompaninë Zaevi. Unë jam në udhëtim zyrtar prej 23 marsit në Emiratet e Bashkuara Arabe, me qëllim të zgjerimit të punës së kompanive tona, hapjes së tregjeve të reja për prodhimet tona vendore dhe arritje të partneriteteve të reja për bashkëpunim”, shkroi në profilin e tij në fejsbuk.