“Akor”, një prej zinxhirëve udhëheqës të hotelerisë në botë dhe kompania shqiptare “Green Coast” që është pjesë e grupacionit BALFIN nënshkruan një marrëveshje ekskluzive për bashkëpunim dhe zhvillim të hotelit të parë “M Gallery” në rivierën shqiptare. Hoteli do të ketë 112 dhoma dhe do të jetë i vendosur në Palasë, Vlorë. Turistët e parë do t’i pranojë në prill të vitit 2024.
Projekti do të ketë rëndësi të jashtëzakonshme për zhvillimin e turizmit në Shqipëri dhe do ta vendos vendin në hartën ndërkombëtare turistike. Butik-hoteli unik “M Gallery” do të jetë i pari në bregdetin e Jonit dhe Mesdheut dhe do të ofrojë dhoma dhe suita luksoze që do të ndërthurin traditën lokale dhe estetikën moderne bashkëkohore. Baret dhe restorantet, spa dhe plazhi privat do të krijojnë një destinacion ekskluziv premium për të gjithë vizitorët.
Shqipëria është diamanti i fshehur në Ballkan me destinacione mahnitëse, piktoreske, një vend vërtet magjepsës. Jemi të lumtur që sjellim këtu markën “Akor”, duke dëshiruar që sa më shumë turistë të zbulojnë bukuritë e saj. Koleksioni i butik-hoteleve “M Gallery”prezanton kulturën lokale, traditën dhe historinë në një ambient luksoz. Ne besojmë se hoteli i parë “MGallery“ në Shqipëri do të fitojë zemrat e vizitorëve falë atmosferës dhe vendndodhjes, qëështë vend ideal për pushim – thotë Dilek Sezer, Drejtore e Zhvillimit për Evropën Juglindore në “Akor”.
Për zhvillimin e konceptit për hotelin është përzgjedhur një studio e arkitekturës shumë prestigjioze nga Belgjika. Ndërtimet pritet të fillojnë gjatë tremujorit të fundit të vitit 2021.
“Green Coast MGallery” do të ofrojë hapësira të shumëllojshme për vizitorët, siç janë restoranti, lobi me pamje ekskluzive të natyrës, sallon Vip, klub VIP, salla banketesh e konferencash, pishinë si edhe hapësirë të veçantë në zonën e plazhit.
Hoteli pritet të jetë një destinacion i ri ndërkombëtar ku mund të “preket” kultura, arti, historia dhe ku do të përjetohen eksperienca mbresëlënëse.
Shqipëria është vizituar prej më shumë se 8 milion turistë gjatë dy viteve të fundit kurse kërkesa për cilësi dhe shërbime premium rritet.
–Kjo marrëveshje paraqet një hap të madh për turizmin në Shqipëri. Më në fund, ne po garojmë si një destinacion premium në Mesdhe përmes “Green Coast Resort & Residences” që tani është gati, dhe me perlën siç është hoteli“MGallery“. Ne, si pjesë e grupacionitBALFIN, jemi krenarë për përpjekjet dhe kontributin tonë për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë në vend – thotë Ardiana Sokoli, zëvendës presidente për patundshmëritë në BALFIN.
Koleksioni “MGallery”, përfshin butik-hotele, secili me stilin e tij origjinal dhe histori unike. Çdo destinacion ofron një përvojë të jashtëzakonshme të frymëzuar nga tradita e vendit, përjetimin e momenteve të paharrueshme dhe krijimin e kujtimeve të përjetshme. Sot, “MGallery”disponon me më shumë se 100 butik-hotele në më shumë se 30 lokacionenëpër botë. Në qendra të metropoleve, përgjatë bregdetit, të vendosur brenda natyrës piktoreske ose në hapësira me pamje të jashtëzakonshme, hotelet “M Gallery” ftojnë vizitorët të eksplorojë botën dhe madhështinë e saj.
Grupacioni BALFIN, në suaza të të cilit është edhe “Green Coast”është një nga grupacionet më të rëndësishme dhe më të suksesshme investuese në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Përveç në fushën e turizmit, kompanitë që janë pjesë e grupacionit punojnë në fushën e zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjes me pakicë, industrisë së minierave, sistemit bankar, energjetikës, logjistikës, etj. Grupacioni është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnë dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Holandë, si dhe në Maqedoninë e Veriut përmes kompanive “Skopje East Gate” dhe “Neptun”. Në të gjithë këto vende BALFIN punëson mbi 6.000 persona. Grupacioni është vazhdimisht në rritje dhe mundëson përmirësimin e afatgjatë dhe të qëndrueshëm të komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik.