Ministri i Punëve të jashtme, Bujar Osmani në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se mbi 60 mijë qytetarë që jetojnë jashtë vendit janë regjistruar deri më tani, transmeton Alsat.
Osmani tha se pret që gjatë ditëve në vijim të rritet numri i personave të vet-regjistruar.
“Për dallim nga popullata rezidente këtu e cila regjistrohet brenda 30 ditëve, jo rastësisht për popullatën jo rezidente që jeton jashtë është lënë 51 ditë, jo rastësisht regjistrimi ka filluar një muaj më herët, nga 1 marsi. Është përforcuar në aspekt teknik sistemi. Përfaqësitë diplomatike konsulore po informojnë qytetarët “, tha Osmani.
Regjistrim i diasporës përmes aplikacionit online mund të bëhet deri me 21 prill. Regjistrimi i popullsisë brenda vendit pritet të nis me 1 prill dhe do të zgjasë deri me 21 prill. Ndryshe, qytetarët që jetojnë jashtë vendit, e që nuk kanë mundësi të regjistrohen përmes aplikacionit online, nga 1 prilli do të mund të regjistrohen nga familjarët ose të afërmit e tyre në Maqedoninë e Veriut, që i dinë të dhënat për personin në fjalë.
Regjistrohuni në: https://census.stat.gov.mk