Ish-gjenerali policor, Stojançe Angellov ka komentuar veprimin e djeshëm të zëvendëskryeministrit, Artanb Grubi i cili mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 40-vjetorit të formimit të njësitit “Tigrat”.
Angellov në një deklaratë për Kanal5 e ka quajtur këtë veprim të Grubit si një “akt i bukur”.
“Dje zv/kryeministri Artan Grubi ka bërë një akt të bukur- qëndroi para monumentit të ‘Tigrëve’ të ndjerë, mes të cilëve ka edhe pjesëtarë të vrarë në luftën e 2001-it. Por sot, disa pjesëtar të UÇK-së dolën me komunikatë me të cilën e dënuan këtë, gjest të tij human, duke i kujtuar atij se ‘Tigrat’ kanë vrarë shqiptarë. Kjo nuk është e saktë. Branitellat maqedonas nuk kanë vrarë shqiptar, por e kanë mbrojtur atdheun”, ka thënë Angellov. /SHENJA/