Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela në “Rruga drejt…” u shpreh i prerë se nuk do të heq dorë nga bllokimi i ligjeve derisa nuk hiqet bllokada për propozim/ligjin për shtetësinë. Sipas Selës qytetarëve të cilëve iu mohohet shtetësia, iu shkelen të drejtat e garantuara me Kartën Universale për të drejtat e njeriut, sepse siç u shpreh ai shtetësia është kontratë e qytetarit me shtetin. Sela madje nënvizoi disa nga të drejtat që iu shkelen këtyre qytetarëve për të cilët tha se janë në mëshirë të fatit.
– Advertisment –
Nga shtetësia burojnë shumë të drejta, e drejta për mbrojtje shëndetësore, e drejta për të konkurruar në tregun e punës, ata këtë të drejtë nuk e kanë, e drejta për të bë lidhje martesore, në qoftë se nuk ke shtetësi as kurorë nuk bën dot. E drejta për të pasur një shtrat për të vdekur me dinjitet në spital. Dhe për pasojë mos e ngarkosh me borxhe familjen edhe pasi të vdesësh sepse duhet paguar shërbimet spitalore dhe kur nuk ke mbrojtje shëndetësore ti e ngarkon me borxhe familjen, në këtë krizë. Dhe prandaj them, nëqoftëse ne si popull dhe si politikan nuk i dalim zot dokumentit bazë që bën ndarjen e një shteti demokratik dhe një shteti totalitar, ose nj shteti me nishane nga sistemet e vjetra por edhe të disa shteteve tani që janë që nuk respektojnë aspak të drejtat e njeriut. Ne mbrojmë të drejtën universale dhe themelore të do individi përmes këtij ligji. Dhe në Kartën Universale për të drejtat e njeriut e ke të theksuar faktin se nuk guxon të ketë asnjë qytetarë në botë pa shtetësi. Dhe besojmë që është e drejtë dhe ne do t’i qëndrojmë kësaj derisa nuk hiqet bllokada jonë ne do të vazhdojëm që të bllokojmë çdo ligj”, deklaroi Zijadin Sela, kryetar i ASH-së.