Po bie dinamika e regjistrimit të mërgimtarëve. Nëse ditën e parë kishim mbi 10 mijë të regjistruar për 24 orë, sot, në ditën e dhjetë të regjistrimit janë regjistruar 45.755 qytetarë. Kështu mesatarja e mërgimtarëve të regjistruar përmes ueb-aplikacionit për regjistrim të Entit të Statistikave, sillet 4.500 deri 5.000 për një ditë, transmeton gazeta Lajm. Të dhënat janë deri sot (10.03.2021) në ora 09 paradite. Megjithatë, ende ka kohë të mjaftueshme për mërgimtarët, sepse regjistrimi i diasporës vazhdon deri më 21 prill, deri kur është edhe afati për regjistrimin e diplomatëve nga Maqedonia e Veriut që gjenden në misione diplomatike jashtë vendit.
“Enti Shtetëror i Statistikave monitoron procesin në baza ditore dhe është në komunikim të vazhdueshëm me mërgimtarët e Maqedonisë. Problemi i mos marrjes së një mesazhi kthimi në kohë për të hyrë në aplikacion është kapërcyer dhe aplikacioni po funksionon në mënyrë të përsosur. Vetë-regjistrimi për një person zgjat vetëm 10 minuta dhe nuk është aspak i komplikuar. Inkurajojmë dhe motivojmë të mërguarit që të ndajnë kohë të shkurtër dhe të regjistrohen”, thonë nga Enti Shtetëror për Statistika për gazetën Lajm.
Data 04.07.2025
Aktuale
- Aksion i madh policor në Shkup dhe Kumanovë, ka të arrestuar
- Kocevski: Paratë e miratuara edhe pas ribalancit të buxhetit nuk mjaftojnë as për funksionim themelor të prokurorisë
- Mexhiti takoi një delegacion nga SHBA
- Siljanovska Davkova: Nuk dua të besoj që identiteti mund të njihet përmes ajvarit e pinxhurit, deklarata e eurokomisares Kos është e rastësishme
- Rënie alarmante e numrit të nxënësve dhe studentëve në Kosovë
- “Njëri ka qejf të dali në media ndërkombëtare, tjetri…”, Lorenc Vangjeli: Rama dhe Farage janë populistë, debati për shqiptarët në Britani do mbyllet me “win-win”
- Furkan Saliu për ambasadorin Denion Meidani: Sulmet ndaj tij janë budallallëk i rëndë
- I biri iu vra me thikë, nënë Namira në Durrës fiton lejen për shitjen e pronës pas emisionit ‘Vetting’! E moshuara: Falenderoj televizionin News24