Me 05.03.2021 në ora 21.30 zyrtarët policor nga SPB Tetovë në bashkëpunim me inspektor nga Inspektorati shtetëror i tregut gjatë kryerjes së kontrollit në një kafe në fshatin Recicë e Vogël, në pronësi të S.J.(54) nga fshati Recicë e Vogël, është konstatuar mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë ku në objekt janë gjetur tetë persona, transmeton Almakos.
Objekti nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Tregut është mbyllur, ndërsa pronari S.J. është arrestuar dhe mbajtur në stacionin policor.
Pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngritet padi penale sipas nenit 206 nga Kodi Penal-“ mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë”./Almakos/