Më poshtë e gjeni të plotë reagimin e Aleancës për Shqiptarët:
Lidhur me deklaratën e Kryeministrit Zaev për futjen e gjuhës serbe si lëndë zgjedhore në programet mësimore,duam të potencojmë se nuk jemi kundër asnjë gjuhe, por ne si Aleancë për Shqiptarët edhe si Koalicion, kemi folur shpesh herë për paradokset dhe apsurdin e politikbërjes në Maqedoninë e Veriut.
Një paradoks të tillë po e jetojmë edhe sot.
Zoran Zaev, në fushatë duke kërkuar votat e shqiptarëve, premtonte gjuhën shqipe si lëndë zgjedhore për maqedonasit anembanë shtetit, e nga ana tjetër partneri i tij Ali Ahmeti, në zgjedhjet e fundit premtoi gjuhën shqipe si lëndë të detyrueshme nga klasa e pestë për nxenësit maqedonas, por ja që të dy këto premtime, bashkarisht lëndë zgjedhore dëshirojnë ta bëjnë Sërbishten.