Pasditën e djeshme rreth orës 17.00, zyrtarët policor të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, e kanë privuar nga liria 45-vjeçarin K.T. nga Gostivari, i cili në shtëpinë e tyre në Gostivar, e kishte sulmuar fizikisht gruan e tij 37 vjeçare.
“Merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes”, thonë nga policia.
Kundër K.T. do të pasojë parashtresë adekuate.