“Përmbajtja e masave është rregulluar me nenin 13, pika 11 dhe nenin 16 nga Vendimi për rekomandimet preventive, masave të përkohshme, masave të urdhëruara, protokolle, plane dhe algoritme për veprim për mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga sëmundja ngjitëse COVID-19, shkaktuar nga virusi SARS-CoV-2, rastet dhe periudha kohore e zbatimit të tyre, shpallur në Gazetën Zyrtare më 04.11.2020”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Këtë informatë, thonë nga Qeveria e kanë shpallur pas interesit të shprehur rreth detyrimit për punë dhe obligime të punës me prezencë fizike në vendin e punës, të grave shtatzëna, pas 31 dhjetorit të vitit 2020.