Kryeministrja serbe Ana Brnabiç është vaksinuar sot ‘live’ ndaj Covid-19, duke u bërë njeriu i parë në Serbi që merr dozën e Pfizer.
Brnabiç i është injektuar ilaçi anti-Covid në ambientet e një spitali, shoqëruar nga ministrja e Punësimit, Çështjeve të Veteranëve dhe Çështjeve Sociale, Darija Kisić Tepavčević dhe epidemiologu Predrag Kon.
Ministrja Tepavçeviç u shpreh për mediat se ishte jashtëzakonisht krenare që Serbia arriti të ishte ndër të parat shtete që siguroi vaksinën.
Me marrjen e rreth 5 mijë dozave të para të “Pfizer” që do të përdoren për 2500 qytetarë, Serbia është vendi i parë në rajon që ka nisur sigurimin dhe injektimin në popullatë të vaksinës.
Tashmë pritet të vaksinohen të moshuarit në Beograd dhe Novi Sad.