“Në gusht të 2017 Zaev dhe Borisov kanë nënshkruar një marrëveshje për fqinjësi të mirë dhe atë që e ka nënshkruar është dashur që ta implementojë. Këtu mund të ketë dy gjera, ose atë që e kanë nënshkruar është e papranueshme për Maqedoninë e Veriut dhe nëse është e papranueshme nuk e di pse e kanë nënshkruar. E dyta, atë që e kanë nënshkruar që është e pranueshme nuk kanë ditur si ta implementojnë që ajo sot të jetë realitet”, u shpreh Arben Taravari – Sekretar Gjeneral i Aleancës për Shqiptarët.
Qeveria LSDM-BDI ka pasur qasje joserioze në bisedimet me Bullgarinë për faktin se Zaev ka nënshkruar një marrveshje që ka prodhuar një komision ndërshtetrorë i cili praktikisht nuk ka funksionuar dhe Qeveria nuk ka bërë asgjë duke e ditur se një nga pikat e marrveshjes ka qenë progresi i dukshëm i punës së komisionit ndërshtetrorë deklaroi Arben Taravari sekretari i përgjithshem i ASH-së
Prandaj nuk mundë të interpretohet ndryshe kur dihet se komisioni s’ka funksionuar që ka qenë kushtë i marrveshjes, e kjo është një joseriozitet nga ana e Qeverisë Zaev-Ahmeti.
Në këtë rast Zaev dhe Ahmeti skan humbur asgjë ata e vazhdojnë punën dhe bizneset e tyre por kanë humbur qytetarët të cilët janë dëmtuar shumë në këtë rastë deklaroi Arben Taravari për Tv21 në emisionin Click Plus.