Maqedonia e Veriut shkruan historinë dhe kualifikohet për herë të parë në finalet e një kampionati Europian. Falë edhe futbollistëve shqiptarë që ka në gjirin e saj skuadra e Igor Angelovskit triumfoi me rezultatin 0-1 në Gjeorgji në finalen e play-off të Ligës D duke u bërë skuadra e parë që siguron pjesëmarrjen në Euro 2020 nëpërmjet Ligës së Kombeve. Në Tbilisi fatet e ndeshjes i vendosi veterani 37-vjeçar Goran Pandev me një gol në minutën e 56-të pas asistit të Nestorovskit. Me 4 shqiptarë në fushë Bejtulai dhe Musliu në mbrojtje si dhe Ademi dhe Alioski në mesfushë por edhe me Enis Bardhin apo Ferhan Hasanin që e ndiqnin ndeshjen ndaj Gjeorgjisë nga televizori për shkaqe dëmtimi, Maqedonia e Veriut bëri një paraqitje shumë të mirë në Tbilsi duke e merituar plotësisht kualifikimin.
Data 19.09.2025
Aktuale
- Përfshihet nga flakët kati i parë i një ndërtese, shkrumbohen katër makina
- Pula apo veza? Zbulimi që ndryshon gjithçka për origjinën e jetës
- Incident Spitalin e Prilepit! Sherr mes dy grupeve, të shtëna me armë, policia arreston 13 persona
- (VIDEO) Mickoski: BDI po luan me kartën e nacionalizmit
- GJKKO lë në burg Ilir Metën, avokati Cakrani: Ne do të vijojmë betejën
- (VIDEO) Levica mohon se ka bashkëpunim me BDI-në
- Gjyqtarja Irena Gjoka kërkoi dorëheqjen nga çështja Meta, por kreu i GJKKO-së refuzon
- Qeveria me demant: LSDM përsëri përhap gënjeshtra, pagesa për 400 zjarrfikës është në proces