Njëherit ish-presidenti i vendit, i njohur në luftë si ”Komandant Gjarpri”, bënë prezantimin e tij para panelit gjyqësor special, përcjellë Klan Kosova.
Aktakuza kundër Hashim Thaçit u konfirmua më 26 tetor 2020, ndërsa nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor u transferua në Hagë.
Ish-kreu i UÇK-së Hashim Thaçi, ngarkohet me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale.
Gjatë paraqitjes së parë, gjykatësi i procedurës paraprake siguron që të respektohen të drejtat e të akuzuarit, ndër të cilat e drejta për përfaqësim ligjor dhe që i akuzuari të kuptojë akuzat kundër tij.