Si pjesë e aktiviteteve të kontrollit të intensifikuar njëmujor ndaj transportit publik në Tetovë dhe Gostivar, dje janë zbuluar gjithsej 13 automjete ,(Tetovë-6 dhe Gostivar-7), kryesisht furgonë, pronarët e të cilëve nuk kishin licencë për të kryer një transport të tillë informon Tetovasot. Pronarëve të automjeteve u janë përgaditur padi adekaute penale sipas nenit 284 A të Kodit Penal për “kryerjen e transportit publik pa licencë” dhe do të përballen me sanksionet e parapara ligjore.
Dje, gjithashtu në Tetovë, janë zbuluar 4 persona të cilët kanë drejtuar automjetet pa kaluar testin për patentë shoferi apo patentë të vlefshme për shofer, si dhe 5 vetura të keqparkuara. Shkeljet e zbuluara janë kompletuar duke përgatitur parashtresat përkatëse.
Aktivitetet kontrolluese në Tetovë dhe Gostivar do të vazhdojnë në periudhën ardhëshme dhe paralelisht do të kontrollohen se sa respektohet nga transporti publik vendimi i qeverisë për shfrytëzimin e 50 për qind të kapacitetit në automjete.
Data 05.05.2024
Aktuale
- Zgjedhjet 2024/ TikToku si platformë e fushatës zgjedhore
- Vdes aktori i njohur i Titanikut
- (VIDEO) Krerët e shtetit dhe partive me mesazhe urimi për Pashkët
- Nga shpallja e zgjedhjeve antikorrupsioni ka konstatuar 45 shkelje
- (VIDEO) Paraburgim për 18 vjeçarin i cili ka sulmuar policin për të shpëtuar të afërmin e arratisur
- Zgjedhjet Parlamentare/ Apasiev: “Levica” kundër “Kosovizmit” dhe “Bullgarizmit” të Maqedonisë!
- Ahmeti: Shtatorja Tahir Sinanit dëshmon lavdinë e historisë shqiptare
- Zgjedhjet Parlamentare/ Ahmeti: Askujt nuk i pëlqen Uniteti i Shqiptarëve – Përballë kemi VMRO-në e jo Opozitën Shqiptare