Thellohet hendeku në BDI, shkruan e përditshmja “Sloboden Peçat”. Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti për herë të parë nuk mori pjesë në akademinë përkujtimore me rastin e rënies së Isa Likës, Komandant Ilirit.
Gazeta “Sloboden Peçat” duke u thirrur në burime partiake , shkruan se, pjesëmarrjen dhe fjalimin tradicional të Ahmetit në memorialin e UÇK-së, në Tetovë e ka penguar Hazbi Lika. Sipas burimeve të gazetës në gjuhën maqedonase, krahu ushtarak i partisë që drejtohet nga Hazbi Lika, për herë të parë pas 13 vitesh nuk e lejuan Ahmetin që të merr pjesë në akademinë përkujtimore. Nga kjo parti thonë se dicka e tillë ishte e pritshme, pasi nuk është fshehtësi se raportet mes Ahmetit dhe krahut luftarak të udhëhequr nga Hazbi Lika janë ftohur për shkak të bashkëpunimit të afërt të Ahmetit me Artan Grubin dhe Bujar Osmanin. Përçarjet në BDI filluan pas shkarkimit të Hazbi Likës nga posti i zëvendëskryeministrit dhe shuarjes së sekretariatit për Marrëveshjen e Ohrit./Sloboden Peçat
Data 25.02.2025
Aktuale
- Kanosi zyrtarët policorë, arrestohet i dyshuari në Skenderaj
- Raportuesi i Parlamentit Evropian Tomas Vajc takime në Kuvendin e Maqedonisë
- LSDM-ja do t’i dorëzojë dokumente kryeministrit Mickoski për punën e Mexhitit
- Në Maqedoni rreth 4000 njerëz vdesin çdo vit si pasojë e ajrit të ndotur
- Pronari nga Tetova, për 10 vjet ka shmangur tatimet – Policia Financiare ka ngritur padi penale
- Maqedonia e Veriut “abstenoi” në votimin e rezolutës ukrainase në OKB
- Qeveria shqyrton propozimin për shkarkimin e kryeprokurorit Ljupço Kocevski
- Arbana Osmani si rrallë herë hap zemrën, tregon se kush po i mungon