Almakos ekskluzivisht nga burime të sigurta brenda BDI-së mëson se pas fërkimeve të ashpra brenda kësaj partie, është arritur një paqe e përkohshme. Kështu burimet tona tregojnë se Bujar Osmani do të del jashtë loje, dhe në vend të tij do të vijë Izet Mexhiti si zv/kryeministër, ndërsa Artan Grubi do të jetë Ministër i Punëve të Jashmte (post që paraprakisht synohej ta ketë Osmani).
Kjo vërtetohet edhe me atë se për sot Kuvendi i Maqedonisë së Veriut (e premte) do të mblidhet për të votuar rizgjedhjen e Talat Xhaferit për një mandat të dytë në postin e kryeparlamentarit, derisa dje një gjë e tillë dështoi shkaku i pakënaqësive të mëdha brenda BDI-së për emërimet e Grubit e Osmanit./Almakos