Duke parë gjendjen e rënduar ekonomike të qytetarëve, veçanërisht pas pandemisë, konsiderojmë se shtrenjtimi i çmimit të rrymës elektrike është një dëm i madh që u bëhet qytetarëve të vendit tonë. Pavarësisht shpjegimeve që i japin institucione të caktuara, vetëm fakti i shtrenjtimit të rrymës është dëshmi e pakujdesisë ndaj buxhetit familjar të qytetarëve tanë.
Kjo edhe është arsyeja që AlternAtivA e mbështet çdo aksion qytetar kundër këtij shtrenjtimi, rrjedhimisht edhe protestat dhe aktivitetet e tjera publike.
Duke u gjendur në këtë situatë, AlternAtivA u bën thirrje institucioneve, që kanë marrë një vendim të tillë, që ta rishqyrtojnë atë, duke e kthyer çmimin e vjetër, sepse reagimet e drejta qytetare mund të shpijnë në trazira sociale të paparashikueshme për stabilitetin e vendit.
AlternAtivA mbetet në anën e qytetarëve!
Shkup, 13.08.2020 AlternAtivA – Shkup