Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Dimce Arsovski në një prononcim ekskluziv për portalin News33 ka thënë se VMRO-ja është duke punuar për formim të Qeverisë por nuk pranon të komentojë siç thotë ai, informacionet e pakonfirmuara, të cilët u publikuan në media lidhur me marrveshjen BDI-VMRO.
“VMRO-DPMNE-ja punon në formimin e qeverisë së re. Nuk pranojmë që të komentojmë informacione të pakonfirmuara të cilat janë shpërndarë”, deklaroi Arsovski.
Kuktojmë, orë më parë për News 33 foli edhe ish deputeti i Vmro- Ilija Dimovski i cili tha se ska informacion lidhur me këtë temë.