Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit vlerëson se për Sallën Universale duhet të ketë referendum në të cilën qytetarët do të vendosin se çka duhet të bëhet me këtë gjë.
Shilegov tha se për sallën Universale në lojë janë 3 opsione:
-Nuk ka vendim përfundimtarë për sallën Universale. Ka tre opsione. E para është ndërtim i ri i sallës Universale në lokacionin e tanishëm, e dyta është ndërtimi i saj në lokacion të ri dhe e treta është rikonstruimi i saj, – tha Shilegov.