Shkruan: Elmir Sejfullai
Me vite të tëra partitë shqiptare bëjnë kompromis me kërkesat politike të BDI-së. Kanë bërë kompromisë me dhunimin e vazhdueshëm të votës dhe votuesit, sidomos në Zajaz dhe malësinë e Tetovës. Kanë bërë kompromis me ekzibicionet e BDI-s me kuadro maqedonas. Kanë bërë kompromis me bllanko mbështetje të kandidatit të BDI-së për Kryetar Komune të Kërçovës. Kanë bërë kompromis me devalvimin e tryezës së përbashkët. Kanë bërë kompromis me parimin fituesi me fituesin edhe pse kjo nuk është kategori kushtetuese dhe në fund si e till u shkel vetë nga BDI-ja në vitin 2016.
BDI, jo më.
Koalicioni ASH-AA në të ardhmen nuk duhet të bëjë më kompromis me BDI-në, sepse kjo parti nuk i ka kanalizuar në mënyrë pozitive këto kompromise.
Duke filluar me mospranimin e rezultateve skandaloze të zgjedhjeve parlamentare, ku sërisht në Zajaz votojnë edhe ata që nuk jan aty fizikisht. Ku vëzhguesit opozitar kërcënohen, shantazhohen, po besa edhe blihen. Ku nga festa se kanë fituar 12 deputet, pasi që këtë të dhënë ua kanë dërguar shtabet duke mos llogaritur edhe vjedhjet, BDI brenda 2 orëve i bëri 15 deputet.
Jo më. ASH-AA duhet të kërkojnë drejtësinë dhe prishjen me patjetër të vendvotimeve të kontestuara. Nëse kjo nuk ndodh, duhet që nëpërmjet protestave ti tregoj botës se ka një parti e cila 18 vite dhunon vullnetin e popullit, bile edhe atëher kur ska pas nevojë. Ti tregoj faktorit ndërkombëtar se me votë të kontrabanduar më qeveri do ngelen kontrabandistët.
BDI, jo më.
ASH dhe AA nuk guxojnë më të mbështesin bllanko kandidatin e BDI-së për Kryetar Komune në Kërçovë. Edhe këto parti kanë djem të aftë dhe kredibil që të udhëheqin me Kërçovën. Në zgjedhjet e ardhshme lokale, ASH dhe AA duhet të kërkojnë nga BDI-ja që të mbështet pas 8 viteve udhëheqje, kandidatin e tyre për këtë pozicion. Nëse nuk pranon, duhet të hyjnë në zgjedhje. Çka?! Do fitoj Maqedonasi?! Po, do fitoj sepse BDI do e lejoj këtë. Po nuk është çudi, pas gjith asaj ndihme të dhënë nga LSDM në zgjedhje lokale të 2017 (pa ndihmën e së cilës do i humbnin shumicat e komunave shqiptare), që BDI të mbështes LSDM në Kërçovë dhe jo shqiptarin.
BDI, jo më…
Pas devalvimit të tryezës së përbashkët shqiptare, ku ia ngule thikën Ziadinit, thirrja për kryeministrin shqiptar është idioteske, e veçanarisht që ishte thirrje aty për aty si mungesë e ofertës reale politike. Sepse thjesht, ju nuk keni çka ofroni (mendoj të mirë). Prandaj, jo kryeministrit shqiptarë, se çdo ministër i aftë është kryeministër për ministrinë e vetë dhe mjaft më me kuantitet, të instalojmë kualitetin.
BDI, jo më.
Fituesi me fituesin nuk duhet të jetë parim, sepse parimet shpesh nuk respektohen, por duhet të jetë kategori kushtetuese dhe ju patët 18 vite pushtet për ta bërë këtë, sa herë që është hapur kushtetuta për ndryshime, por nuk patët guxim dhe realisht nevojë. Keni menduar se me vota të vjedhura gjithmon do jeni fitues. Por, kjo do të ndalet.
Andaj, ASH-AA, as që duhet të fusin në vesh këtë nocion, por nëse ju jepet rasti të bëjnë qeveri pa BDI-në, duhet ta bëjnë. Por, jo vetëm për të zënë vendin e tyre dhe të mos kenë dorë në zhvillimin e proceseve si ata 18 vite. Nuk është qëllimi të ndrojmë BDI-në me BDI, por nëse ASH-AA do kenë guxim të kërkojnë gjyqësi të barabartë për të gjithë, ku politikanët e koruptuar nuk do ndahen në baza etnike, ku proceset e montuara do të kthehen në rishqyrtim, ku buxheti do të ndahet në mënyrë të drejt dhe me të drejtë veto, ku thithja e investimeve të huaja do të koncentrohet në zonat ku jetojnë shqiptarët. Ku mërgimtarëve tanë do ju mundësohet të investojnë në vendlindje pa mo i djegë me përqindje koruptive.
Nëse do zëvendësoni BDI për ti bërë këto, hyni. Ndryshe, prisni zgjedhjet tjera për ti fituar më bindshëm. Dhe…ruani votat në Zajaz, qoftë edhe me kokën tuaj.