Kutitë e votimit u mbyllën në orën 21:00. Nga ai moment të gjithë sy e vesh ishin tek Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, i cili duhej të kalkulonte votat që partitë garuese, i kishin fituar nga 3 ditët në të cilat qytetarët e shprehën të drejtën e tyre të votës. Mirëpo, KSHZ ishte totalisht jofunksionale, gjë e cila shkaktoi irritim të madh në opinion. Të dhënat e para të rezultateve dolën tek në mesnatë, por edhe atëherë sistemi i KSHZ-së nuk ishte stabil. Sikur mbrëmë ashtu edhe sot KSHZ vazhdimisht ka problem me sistemin, ndërkaq edhe numërimi i votave asesi të kryhet. Zëdhënësi i KSHZ-së, Admir Shabani, tha se kjo po ndodh për shkak se punohet në faqen e Komisionit dhe kontrollohet momenti i sulmit.
Reagimi i kryetarit të KSHZ-së Oliver Derkoskit dje ishte se bëhet fjalë për një sulm nga jashtë. Derkovski gjithashtu ka thënë se nuk janë të sakta dhe i përgënjeshtron informacionet që dolën në opinion se një javë para zgjedhjeve është lidhur marrëveshje për ueb faqen e KSHZ-së. Ai ka shtuar se gjatë ditës së sotme sulmi është denoncuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme personalisht te ministri dhe se presin që pjesëtarët e policisë të shkojnë te Komisioni.
Një gjë e tillë nuk mbahet mend të ketë ndodhur ndonjëherë në institucionin kyç të zgjedhjeve KSHZ. Partitë nga ana tjetër mendojnë se po të mos kishte ndodhur ky sulm do të kishin numra të ndryshëm të deputetëve, ku më pak e ku më shumë. Konkurrentët për deputet edhe më tej në ankth, nëse kanë arritur të zotërojnë ulëse në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deri sa përfundimisht të shpallet i përfunduar numërimi i votave, proces të cilin tani KSHZ me gjashtë ekipe po e bëjnë me dorë dhe jo në mënyrë teknike. Këto janë zotëruar se i njëjti proces do të bëhet brenda ditës.
Nga Kompania “Duna”, janë arsyetuar duke thënë se aplikacioni lidhur me procesin zgjedhor funksionon shumë normalisht, por faqja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve ishte ishte cak i një sulmi hakerësh. Ata për MIA-n thanë se aplikacioni jepte informacione pandërperë për daljen e qytetarëve në çdo pesë minuta. Por, faqja e KSHZ-së kuishte vendosur aplikacioni i tyre u hakua.
Pas kumtimit të këtyre të dhënave fillojnë të ecin afatet për ankesa nga partitë politike.