Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi sot se ende kryhet pranim i materialeve nga komisionet komunale zgjedhore dhe verifikohen me dorë procesverbalet për mbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve nga vendvotimet (procesverbali nr. 16), si dhe procesverbalet për mbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve nga komunat (procesverbali nr. 21), me qëllim që të mund të përcaktohen me saktësi rezultatet përfundimtare jozyrtare.
Rezultatet përfundimtare jozyrtare do të shpallen në seancën e pasdites të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.
Rezultatet fillestare të votimit KSHZ-ja i publikon brenda 12 orëve, ndërsa ato përfundimtare 24 orë pas përfundimit të votimit.