Analisti politik Selim Ibrahimi ka kritikuar ashpër vendimin e BDI-së kandidatë për kryeministër ta propozojë Naser Zyberin.
Sipas tij bëhet fjalë për një person i cili ka qenë bashkëpunëtorë i ngushtë i Branko Cërvenkovskit dhe Kiro Gligorivit dhe në asnjë raste ai nuk mund të paraqet figurë unifikuese.
“Bashkëpuntorët e ngushtë të Branko Cërvenkovskit dhe Kiro Gligorovit nga garnitura e vjetër e PPD-së nuk mund të jenë figura unifikuese. Kandidatura e BDI-së për kryeministër është tmerrësisht fyese për elektoratin shqiptarë.”, ka shkruar Ibrahimi në rrjetin social fejsbuk.