Rexhepi tha se ideja e BDI-së për kryeministër shqiptar është defokusim dhe ije nga problemet reale më të cilat ballafaqohen shqiptarët si dhe defokusim nga dështimet e BDI-së brenda këtyre 18 viteve sa ka qenë në pushtet.
“Ne e kemi për obligim të dëshmojmë se PR jonë dallon nga ato. PR jonë është të mos merremi me çështjet të asnjë individi kudër të BDI-së. Të merremi me problemet keqmenaxhuese deri më sot. Profesoresha më pyet çfarë i mungon Çairit. Është komuna më e dendur në Evropë me vulën e BDI-së”, tha Zejd Rexhepi.
Ai tha se në shekullin 21 është me të vërtet të turp të flitet për kanalizim apo për ujë.
“Ku janë lojërat për fëmijë, parqe, mos të dhash Zoti të vije ndonjë vërshim shkaku i ndërtesave të mëdha sistemi i kanalizimit është bërë për kohën që ka qenë më herët, tash ato me rritjen e banorëve ato po stërmbushen dhe u kthehen ndërtesave mbrapsht. Konsiderojmë që është koha që Çairi dhe gjitha komunat shqiptare të kenë institucione të mirëfillta shkencore dhe arsimore, të kenë parqe dhe lojëra për fëmijë. Shkollat fillore të jenë të ngjashme sikurse tek maqedonasit. Ne kemi problem me sallat e sportit, ose me klasat që u pikon ujë..”, tha Zejdi.