Më poshtë ua sjellim shkrimin e plotë të ekonomistit, Visar Ademi:
Ekonomi disfunksionale: nuk prodhon, vetëm huazon.
1. Borxhi publik i Maqedonise sot është 45% e GDP ose në vlerë absolute rreth 5.7 mld. USD kemi borxh si shtet ose nga 2.900 USD cdonjëri nga ne. Një familje 4 antarëshe ka rreth 11.600 USD si rezultat i këtij borxhi shtetëror. Dmth përveç borxhit që keni si familje Ju shtoni edhe këtë borxh të jashtëm të shtetit sepse shteti do gjej mënyrë për të Ju a marrë.
2. Për dy muaj krize me COVID qeveria u huazua edhe 1mld Euro të tjera që do ta ris borxhin publik për për 8% ose do ta coj ne 53% të GDP. Atëherë çdonjëri prej neve do duhet të paguaj nga 3.350 USD nga xhepi i vet ose 13.400 si familje për këtë borxh.
3. Meqë krize është shumë larg për tu shpallur e fituar parashikoj që qeveria do të huazoj edhe 5 mld Euro të tjera përshkak të të hyrave të pa-arkëtuara (sektori privat eshte ne kollaps), mungesës së harxhimeve nga diaspora ketë verë, investimeve të munguara nga sektori privat (në ndërtimtari më e prekshme), viti elektoral kur duhet të “blihen” grupet e interesit si dhe subvencionet për kompanitë. Kjo do të bëj që borxhi publik të shkoj në në 70% të GDP ose borxhi i çdonjërit prej nesh të rritet për 25%.
4. Nqs ka edhe një valë tjetër në Tetor/Nëntor mendoj se partitë do të bëjnë garë kush do të shkoj në opozitë e jo kush të fitoj pushtetin (normal nëse bëjnë analiza) ndërsa Ministër(e) Finance do jetë posti më i papëlqyer.