Ministria e Shëndetësisë informon se nga 1348 testime të realizuara gjatë 24 orëve të fundit, 182 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve 107 raste janë regjistruar në Shkup, në Kumanovë-14, Shtip-4, Tetovë-23, Strugë-5, Manastir-2, Ohër-6, Gostivar-4, Strumicë-1, Koçani-1, Berovë-1, Resnje-13, Negotinë- 1.
Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 33 pacientë të shëruar brenda 24 orëve. Sipas qyteteve, pacientët e shëruar janë nga Shkupi-22, Dibra-1, Shtipi-1, Prilepi-1, Tetova-1, Velesi-2, Manastiri-1, Koçani-2, Shën Nikollë-1, Kërçovë-1.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë edhe 6 pacientë me koronavirus.
Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 4664, prej të cilëve 1836 janë shëruar kurse 216 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera. Për momentin në vendin tonë ka 2612 raste aktive me koronavirus. Gjithsej nga fillimi i pandemisë janë realizuar 47.793 testime për Covid-19.