Artan Grubi thotë që emrin e kandidatit për kryeministër shqiptar, do ta publikojnë kur të dëshirojë partia e tij.
– Emrin do ta themi atëherë kur të vendosim ne që ta themi.
– Sot e kemi përgatitur një letër të cilin ia dërgojmë universiteteve, akademikëve tanë të nderuar, shoqatave joqeveritare dhe duam ti kyçim në procesin me daljen me një emër të përbashkët, që të gjithë ato të propozojnë emra deri tek ne dhe bashkërisht ta zgjedhim kandidatin.
E Xhaferi kërkon përkrahjen edhe të partive tjera shqiptare.
Apeli im është që ne të krijojmë platformë të përbashkët, që bashkërisht pas zgjedhjeve të mund të dalim me mbështetje të atij që ka siguruar shumicën e duhur.
– Zoti Xhaferi, si duket ose nuk jeni marrë vesh në parti, ose qëllimi është që ti hutoni qytetarët!? Zoti Grubi, bashkëpartiaku i juaj, para dy dite tha se kemi hyrë në proces partiak për ta gjetur kandidatin ideal, sot ju i ftoni partitë shqiptare që pas zgjedhjeve ta kandidoni një person që do ta përkrahni të gjithë… Nuk shkon njëra me tjetrën.
Unë jam kandidat për deputet dhe shkon njëra me tjetrën.
– Artan Grubi nuk është në listën zgjedhore dhe nuk mund të flasë për atë se çfarë do të ndodhe në institucionin përkatës ku do të jem i përfaqësuar edhe si anëtar i subjektit politik por të trupit votues shqiptar atje.
– Unë jam deputet i cili pretendon që ti përfaqësoj një subjekt politik dhe një pjesë të trupit votues të shqiptarëve dhe e kam legjitimitetin e plotë në emër të partisë për të ardhmen e asaj çfarë do të pason në përbërjen parlamentare të re.
Xhaferi tha se personalisht, do ta përkrahte çdo kandidat shqiptar që do të ishte i propozuar, pa marrë parasysh se kush do ta propozojë./Klanmacedonia