Me nismë të qytetarëve, BDI-ja dorëzoi propozim në Qeveri për të rritur kufirin e parave në dorë që mund të transferohen nga një llogari në llogari tjetër transaksioni, konfirmojnë nga kjo parti për Alsat. BDI kërkon nga Qeveria që nga 5000 euro, shuma të rritet në 10.000 euro në ditë, pa u njoftuar Njësia e inteligjencës financiare. Bëhet fjalë për institucion që kontrollon transferimet më të larta të parave për shkak të sigurisë, anti-terrorizmit apo pastrimit të parave. Megjithatë, BDI nuk u përgjigjën përse e kërkojnë këtë masë. Konfirmim se diçka e këtillë ka arritur në Qeveri morëm edhe nga këshilltari ekonomik.
Kishte një kërkesë të tillë, por ende nuk kemi marrë vendim. Sigurisht, para se të marrim mendim nga të gjitha institucionet përkatëse që e kontrollojnë këtë dhe që çdo ditë punojnë për këtë, nuk mund të them se mund të marrin vendim të tillë – deklaroi Fatmir Bytyqi- këshilltar qeveritar.