Alsat 2020-05-23T13:54:23+02:00
Tre persona kanë humbur jetën kurse tre të tjerë janë lënduar pasi zjarrit që shpërtheu në një spitali në rajonin rus Tatarstan, njoftoi sot agjencia ruse TASS.
Zjarri shpërtheu gjatë natës në qytetin Zelenodolsk, rreth 650 kilometra në lindje të Moskës, ndërsa 88 pacientë dhe personeli mjekësorë janë evakuuar.
Besohet se arsyeja për zjarrin ishte një qark i shkurtër i rrymës.
Para dy javëve gjashtë persona humbën jetën në nga një zjarr në spitalin e Shën Petersburgut, ndërsa arsyeja për zjarrin ishte një defekt i një respiratori.
Paraprakisht në fillim të muajit, 11 persona humbën jetën gjatë një zjarri në spitalin e qytetit të Krasnogorsk, në perëndim të Moskës.