Një maune me fotografi të presidentit rus, Vladimir Putin është parë sot në Pejë.
Lajmi.net ka kontaktuar policinë e Kosovës lidhur më këtë rast.
Fadil Gashi, nga zyra për informim e policisë Rajonale të Pejës ka thënë për lajmi.net se policia është duke u marrë me këtë rast.
“Personi që po e ngiste automjetin është ndaluar nga policia, dhe po zhvillohen hetime të mëtutjeshme”, tha shkurt për lajmi.net Gashi.
Ndryshe, lajmi.net ka raportuar se kjo maune që shihej duke lëvizur nëpër rrugët e Pejës me fotografin e presidentit rus, pas disa oresh e kishte shqyer një pejsë të fotografisë.
Ndërkohë, ende nuk dihet nëse maunja me derivate të naftës ka hyrë në pikën kufitare me fotografi të presidentit rus, apo është vendosur më pas, gjë që të do të përbente provokim të rëndë. Po, se i cilit nacionalitetit ka qenë shoferi. Por, të gjitha këto pikëpyetje pritet që t;i zgjidh sot policia e Kosovës.