Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencë për shtyp, ka thënë se në bazë të analizave vendin jonë ka amortizuar me sukses rritjen e numrit të personave të infektuar me koronavirus, raporton SHENJA.
“Keni rritje lineare, strategjia jonë ka dhënë rezultat. Të gjithë vendimet të cilët me rekomandim të MSH dhe Komisionit që i ka sjellë qeveria kanë dhënë rezultatet. Dëshirojë të shprehë falënderim tek qytetarët që respektuan masat. Rekomandimet janë se masat duhet të qëndrojnë në fuqi deri sa të mos jemi të sigurt se e kemi kaluar kulmin. Por analizat më të reja, dhe projeksione tregojnë se janë krijuar kushtet për zbutje të lehtë të masave, pra restriksioneve për lëvizje, por në llogari të ngritjes së masës së mbrojtjes personale”, tha Filipçe.
Ora policore të fillojë nga ora 19:00, jo në vend 16:00. Për të moshuarit nga ora 08:00 deri në orën 12:00. Për të rinjtë nga 13:00 deri në orën 18:00.
Ora policore për vikendin të filloj të shtunën në orën 13:00 dhe të mbarojë të hënën në ora 05:00.