“E kuptoj dëshirën e shumë portaleve-megafonë të partive të caktuara humbëse më 12 prill, që duan të shkaktojnë përçarje, por e vërteta është se nëse ka një parti shqiptare që me aklamacion e ka pranuar propozimin e kryetarit për listën zgjedhore, ka qenë pikërisht AlternAtivA.
Kryetari Afrim Gashi, Sekretari i Përgjithshëm, Skënder Rexhepi – Zejdi, ministri i Kulturës, Dr. Hysni Ismaili dhe të gjithë kandidatët e tjerë të Alternativës në këto zgjedhje, janë përfaqësuesit më meritorë dhe më dinjitozë jo vetëm të partisë sonë, por edhe të gjithë shqiptarëve në vendin tonë.
Ata janë metafora e aktivistëve dhe votuesve tanë, por edhe e të gjithë shqiptarëve.
Mirupafshim në festën e fitores më 12 prill”, ka shkruar Sekretari Organizativ i AlternAtivA-s, Bekim Sali.
Data 12.02.2025
Aktuale
- Një këmbësor ka humbur jetën në rajonin e Kërçovës
- Ivanovska: Lufta kundër korrupsionit kërkon angazhim në të gjitha nivelet e shoqërisë
- Gerasimovski: Ndalimi i telefonave në shkollat fillore në Qendër po funksionon mirë
- BE-ja vlerëson angazhimin demokratik të Kosovës pas zgjedhjeve të fundit
- Janev: Sasia e sekuestruar e kokainës i përket bandës së drogës së Rade Trajkovski-Shtekli
- Qendra Tregtare e Shkupit, pa ujë
- Aksioni Doganë-MPB / Kapet drogë në një kamionë që po barte letër për reciklim
- Durmishi: Deri në fund të këtij muaji pritet të përfundojë metodologjia e re për shportën e konsumit