Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski pas përfundimit të takimit tha se fushata do të adaptohet në përputhshmëri me kushtet e krijuara dhe se për momentin nuk ka paralajmërime për anulimin e zgjedhjeve.
Ai tha se takimi ka qenë i karakterit informativ dhe nëse ka nevojë takime të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
“Për ne është e rëndësishme përballja edhe me pasojat ekonomike të koronavirusit. Këto do të jenë të mëdha edhe për ekonominë botërore, Maqedonia nuk mund të jetë imun”, tha Mickoski pas takimit, përcjell SHENJA.