Ish ushtari i UÇK-së nga Kondova e Sarajit, Fetah Ziberi, sot ka filluar me punë në Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut Transport SHA Shkup, që udhëhiqet nga Orhan Murtezani.
Fetah Ziberi i cili ka qenë luftarë i theksuar i UÇK-së në Radushë është lënë në harresë nga BDI që nga viti 2006 kur publikisht gjatë një tubimi në Kondovë e pat kundërshtuar Ali Ahmetin për pokitikat e dëmshme të BDI-së. Prej atëherë iu mbyllën të gjitha rrugët dhe mundësitë për t’u punësuar.
Fetah Ziberi përmes një statusi në facebook ka falënderuar Alternativën për punësimin në Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut Transport SHA Shkup.
Ndryshe, mediat raportojnë se këto punësime meritore të ish – ushtarëve të UÇK-së bëhen me insistimin e Afrim Gashit.