“Keqpërdorimi i punsimeve,maqedonasë në vendet e parapara për shqiptarë,organet kompetente kanë ,,futë veshët në leshë” kurse BDI-ja ka ,,futë gjumit dimërorë”
Keqpërdorimi i përkatësisë etnike është bërë praktikë e palës maqedonase për përfitim të vendeve të punës në kurriz të shqiptarëve për çka partive qeverisëse nuk u bëhet vonë.
Aleanca për Shqiptarët ka dorëzuar një sërë dokumentesh për raste të tilla duke kërkuar përgjegjësi nga organet kompetente. Por, si duket si njërës ashtu edhe tjetrës palë po i konvenon gjendja në të cilën po fusin qytetarët për përfitime politike.
Rasti i fundit me punësimet në Agjencinë për Kadastër dëshmojnë se kjo praktikë as që ka ndërmend të ndalet, sepse vetë institucionet harrojnë përgjegjësitë që kanë.
Kujtojmë se, deklaratat e rrejshme para organeve shtetërore në bazë të nenit 366-a dhe 367 të Kodit Penal janë vepër penale për të cilat parashihet dënim në të holla por edhe dënimi me burg, dhe në këtë aspekt kujtojmë se edhe deklarimi i rrejshëm i përkatësisë për punësime gjithashtu bën pjesë tek vepra ,,deklarim i të dhënave të rrejshme” nga kodi penal.
Definitivisht për ndalimin e kësaj dukurie duhet të ndërmerren masa, dhe shqiptarët të fitojnë barazinë për të cilën me vite u premtohet nga partia në pushtet, ndërsa edhe pas 18 viteve pala maqedonase vazhdon të fitojë në emër të shqiptarëve.
Ne si subjekt politik kërkojmë llogari nga të gjitha organet kompetente që ,,kanë futë veshët në lesh” ndaj këtyre shkeljeve, ndërkaq edhe në programin tonë parashohim ligj për përfaqësim të drejtë dhe barabartë me çka në të ardhmen nuk do të lejohen abuzime të tilla të fuqisë punëtorë”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.