Ioannis Lagos, europdeputeti grek gjatë fjalës së mbajtur në seancën e Parlamentit Europian mbi emigracionin ka grisur flamurin turk.
Në PE po diskutohej lidhur me krizën e emigrantëve të paligjshëm të cilët po gjejnë strehë në ishujt grekë në Egje.
Pikërisht një gjë të tillë e ka paralajmëruar Erdogan i cili me një deklaratë para pak kohëve ka thënë se nëse Europa nuk bën diçka, atëhere Turqia do të hapë portat pasi është duke mbajtur rreth 3- 3.5 milion emigrantë nga Lindja e Mesme.