Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, i cili po qëndron në Tiranë, sot është takuar me kryetarin historik të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha.
Në këtë takim u bisedua mbi zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, si dhe rolin konstruktiv që luajnë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut në proceset euro-atlantike të saj.
Kryetari historik i PD-së, Dr. Sali Berisha, e ka falënderuar kryetarin e AlternAtivA-s, Afrim Gashi, për rolin konstruktiv dhe angazhimin e AlternAtivA-s në mbrojtje të interesit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Të dyja palët, si parti të djathta, u dakorduan që takime të këtilla vëllazërore të vazhdohen edhe në të ardhmen, ndërsa Shqipëria si aleate e Maqedonisë së Veriut drejt NATO-s dhe BE-së, të jetë më shumë e angazhuar në mbrojtjen e interesave shqiptare në vend.
Data 06.05.2024
Aktuale
- Janë ndaluar dy persona nga Prilepi, ju është gjetur droga dhe një pushkë
- Në mesnatë fillon heshtja para rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të 8 majit
- Makina del nga rruga, Shkupjani humb jetën në vendngjarje
- Genta zbulon fytyrën pa “filtera”, nuk do ta njihni!
- QMK: Zjarret në Shkup dhe Manastir, digjen deponitë e egra
- Aksident në autostradën Shtip – Koçan, humb jetën një person
- Nëna me fëmijët u mbyt në Bunë pas dhunës së burrit, ushtria drejt Shkodrës, njësia speciale e FA-ve do të ndihmojë me kërkimet
- Të drejtë vote në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në RMV kanë 1.814.317