Ambasada e Malit të Zi në Republikën e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Komunën e Herceg Novit dhe Organizatës turistike të Herceg Novit sot në Shkup organizojnë manifestimin “Karvani i 51-të i festës së mimozave”.
Siç kumtoi Ambasada malazeze në vend, në defilimin solemn do të marrin pjesë palaço, nxitëse tifozësh dhe muzikë qytetare, të cilët do të lëvizin nga Muzeu i Qytetit të Shkupit nëpër rrugën “Maqedonia” e deri në sheshin “Maqedonia”.
Përgjatë marshrutës do të vendosen pulte në të cilat do të ndahen materiale promovuese për komunën Herceg Novi, si dhe mimoza tradicionale.
Në karvan do të marrin pjesë kryetari i Qytetit të Herceg Novit, Stevan Katniq dhe ambasadorja e Malit të Zi në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Marija Petroviq.