Ministri i Kulturës nga radhët e Alternativës, Hysni Ismaili, sot ka realizuar takim me Zëdhënësin e Presidencës Turke, prof. dr. Ibrahim Kallën. Takimi mes Ismailit dhe Kallënit është realizuar sot në margjinat e Panairit të 38-të Ndërkombëtar të Librit, që këto ditë është duke u mbajtur në Stamboll të Turqisë.
Në takim u bisedua mbi librin e fundit të Kallënit “Barbar, Modern dhe Medeni”, që së shpejti pritet të botohet edhe në gjuhën shqipe.
Siç dihet, Ibrahim Kallëni është njëri ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Presidentit Turk, Recep Tayyip Erdogan dhe mik i afërt i shqiptarëve.